Robert De Niro nuk i mbajti dot lotët gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Good Hang with Amy Poehler”. Aktori 83-vjeçar u emocionua kur Poehler e falënderoi për guximin që të flasë publikisht për çështje të rëndësishme shoqërore dhe politike.
Ajo tha se qëndrimet e De Niros u japin siguri dhe mbështetje njerëzve që nuk kanë të njëjtën fuqi apo ndikim. Kur e kuptoi se aktori ishte përlotur, Poehler reagoi me habi: “Nuk mund ta besoj se të bëra të qash”, para se t’i ofronte shami.
I pyetur se çfarë mesazhi kishte për njerëzit që ndihen pa shpresë, De Niro u përgjigj se duhet të vazhdojnë të luftojnë dhe të bashkohen me të tjerët. Sipas tij, guximi është ngjitës dhe të folurit hapur mund t’i frymëzojë edhe të tjerët të veprojnë.


