Robbie Williams ka pranuar se rënia e flokëve është kthyer në një shqetësim serioz për të, sidomos për shkak të presionit që ndien si një yll i muzikës pop për të ruajtur një imazh të caktuar.
Këngëtari 52-vjeçar foli hapur për këtë çështje gjatë podcastit të Steve Bracknall. Ai tregoi se flokët e tij duken më të dendur falë një pudre të posaçme që përdor për të mbuluar zonat ku flokët janë rralluar.
“Po më bien flokët”, pranoi Williams, duke shtuar se është i vetëdijshëm se një ditë as pudra nuk do të jetë më e mjaftueshme.
Pikërisht për këtë arsye, këngëtari po mendon një zgjidhje tjetër: të përdorë një sistem flokësh apo pjesë artificiale që vendoset mbi zonat e rralluara.
Williams shpjegoi se pamja ka rëndësi të madhe në profesionin e tij. Sipas tij, nga një yll i muzikës pop pritet të ketë një imazh dhe stil të caktuar, ndaj ndryshimet në pamjen e tij e shqetësojnë më shumë sesa mund të mendojnë të tjerët.


