Amanda Seyfried ka zbuluar se ka kënduar krah Cynthia Erivo gjatë audicioneve për rolin e Glinda-s në filmin “Wicked”, përpara se roli t’i shkonte Ariana Grande-s. Në një intervistë në podcastin “Happy Sad Confused”, Amanda foli me nostalgji për përvojën, pa e përmendur aspak tensionin që mund të ketë ekzistuar pas kuintave.
Por fansat nuk kanë harruar një deklaratë të mëparshme të Cynthia-s për The New York Times, ku ajo kishte lënë të kuptohej se ishte e lehtësuar që roli nuk shkoi tek “ato dy zonjat” me të cilat doli në audicion — çka ka nxitur spekulime se njëra prej tyre mund të ketë qenë pikërisht Amanda. Pavarësisht gjithçkaje, Amanda duket se nuk e ka ndjerë “thumbin”, pasi vazhdon të flasë me entuziazëm për përvojën në audicion.