Këngëtarja e njohur shqiptaro-britanike, Rita Ora, në një intervistë të fundit në një emision të njohur amerikan, ka folur me ngrohtësi për bashkëkombasit e saj shqiptarë në New York. Gjatë bisedës, Rita tha se një nga arsyet pse e do qytetin e New Yorkut është për shkak të komunitetit të madh shqiptar që jeton aty.
Rita vazhdoi të ndajë disa përvoja personale, duke përfshirë takime me shqiptarë të ndryshëm, nga biznesmenë te artistë, të cilët kanë kontribuar në ndërtimin e një rrjeti mbështetës për të gjatë qëndrimeve të saj në qytet.