Rita Ora shkëlqeu në të kuqe në premierën e filmit të saj të ri “Descendants: The Rise of Red.” Veshur me një fustan të kuq të gjatë dhe elegant, ajo ka zgjedhur një model që thekson elegancën dhe stilin e saj të veçantë. Fustani i saj, vjen me një çarje të bukur dhe i shton asaj një pamje dramatike dhe plot stil.
Me flokët e saj të bukur dhe grimin e theksuar, Rita tregoi se është një ikonë e vërtetë e modës në tapetin e kuq, duke lënë mbresa të paharrueshme në këtë ngjarje të rëndësishme.