Rita Ora është në ballinën kryesore të magazinës së njohur, “Hunger Magazine”.
Ylli shqiptar me famë botërore është shfaqur në kopertinën kryesore në edicionin e parë të kësaj balline për 2025-n, ballinë kjo që publikon vetëm dy numra në vit.
Për magazinën, Rita ka deklaruar se nuk mund të jetë pjesë e konceptit të njohur se dikush mund të bëjë vetëm një gjë të caktuar në jetë.
“Unë mendoj se njerëzit duan të të vendosin në një kuti. “Ti je këngëtar” ose “ti je aktor”. Por, unë kurrë nuk jam ndjerë rehat me këtë. Jeta ime në Portobello ishte për me përzierje të çdo gjëje – kultura, stili, idetë”, u shpreh Rita.
Magazina e prezanton Ritën si një personalitet me shumë aktivitete, që po balancon kohën në studio muzikore, koleksionin e modës me “Primark”, koncertet në turin e Kylie Minogue-s dhe xhirimet për filmin e ri me Henry Cavill-in.