Edhe pse fizikisht nuk ishte në Prishtinë, Rita Ora u bë pjesë e natës së parë të festivalit “Sunny Hill 2025” në një mënyrë simbolike, por tejet të ndjeshme.
Gjatë performancës së DJ legjendar Fatboy Slim, ai surprizoi publikun duke lëshuar hitin “Praising You”, bashkëpunimin e tij me Rita Orën. Në të njëjtën kohë, në ekranin gjigant pas tij filluan të shfaqeshin pamje të këngëtares, duke krijuar një moment emocional për publikun dhe një ndjesi të fortë të pranisë së saj në festival.