Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka përshëndetur dhe mbështetur DJ-n e njohur Fatboy Slim, i cili ndezi atmosferën e Sunny Hill Festival në Prishtinë me një performancë të jashtëzakonshme.
Përmes një postimi në InstaStory, Rita ka ndarë intervistën e tij ku ai foli edhe për bashkëpunimin me të në projektin e suksesshëm “Praising You”. Ajo shkroi me dashuri: “Mirësevjen në vendlindjen time, mik! Shko dhe lëvdoji me setin tënd të mrekullueshëm” – një mesazh i ngrohtë që konfirmon lidhjen e saj me Kosovën dhe respektin për artistët ndërkombëtarë që performojnë aty.


