Rita Ora eshte rikthyer në New York me një pamje të thjeshtë pas pushimeve në Skoci me bashkëshortin Taika Waititi. Ajo ka veshur një pallto të gjatë kafe mbi bluzën sportive gri dhe atletet e përshtatshme për daljen e saj. Për të mbajtur një pamje më të panjohur, ka shtuar një kapele gri të bejsbollit dhe syze dielli të errëta.
Pas pushimeve në Skoci, ku ndau disa foto me Taika, çifti raportoi se kanë blerë një rezidencë në Zelandën e Re me vlerë mbi pesë milionë euro. Shtëpia e tyre është trekatëshe e vendosur në majë të shkëmbit, me pamje mahnitëse dhe akses në plazh. Ata tashmë po e dekorojnë shtëpinë dhe blejnë mobilje për t’i dhënë një prekje personale.