Gjatë një interviste të fundit, Rita Ora foli me sinqeritet për periudhat e vështira në jetën e saj dhe pranoi se ka bërë shumë gabime, për të cilat është thellësisht e penduar. Ajo la të kuptohet se një nga momentet më të vështira për të ishte skandali gjatë pandemisë, kur theu rregullat e izolimit për të festuar ditëlindjen, veprim që ngjalli kritika të ashpra në publik dhe media.
“Kam qenë gjithmonë shumë e sinqertë me fansat e mi, dhe ndonjëherë këtë më ka vendosur në situata të pakëndshme – por kam mësuar shumë”, tha këngëtarja, duke shtuar se që nga ajo kohë është përpjekur të përmirësojë veten si person dhe si figurë publike. Sipas saj, çdo përvojë e hidhur i ka shërbyer për të mësuar dhe për t’u rritur.