Rihanna dhe ASAP Rocky së shpejti do të bëhen prindër për herë të tretë dhe fansat e tyre tashmë po diskutojnë për gjininë dhe emrin e foshnjës.
Pasi reperi i bëri shumë të dyshonin se ata po prisnin një djalë, Rihanna zbuloi edhe diçka rreth fëmijës në ardhje.
Rihanna nuk e ka zbuluar emrin që do t’i japë fëmijës së saj në rastet e mëparshme, kështu që emri i fëmijës së parë u zbulua vetëm një vit pas lindjes.

Megjithatë, këtë herë ylli nga Barbados ka zbuluar drejtimin në të cilin po mendojnë. Edhe pse ende nuk kanë vendosur se çfarë emri do t’i vënë foshnjës, ato pretendojnë se e dinë se cila do të jetë shkronja e parë e emrit.
“Gjithmonë do të jetë një emër me shkronjën R. Kjo është e vetmja gjë për të cilën unë dhe Rocky nuk zihemi”, tha ajo.