Rihanna ka ndarë me fansat disa fotografi të rralla nga pushimet familjare në Barbados, ku shfaqet së bashku me tre fëmijët e saj: RZA, Riot dhe vajzën Rocki Irish.
Këngëtarja 38-vjeçare i çoi fëmijët në Westbury New Road, rruga ku ajo u rrit dhe e cila në vitin 2017 u riemërua “Rihanna Drive” në nder të saj. Për yllin botëror, rikthimi në vendin e fëmijërisë këtë herë si nënë ishte një moment i veçantë.
“Një moment ndihem si ajo vajza nga Westbury, ndërsa momentin tjetër po i sjell fëmijët e mi në ‘Rihanna Drive’”, shkroi Rihanna krahas fotografive, duke reflektuar se sa e pabesueshme mund të jetë rrjedha e jetës.
Gjatë qëndrimit në Barbados, Rihanna dhe familja e saj shijuan gjithashtu momente relaksi.


