Këngëtarja e njohur Rihanna ndau disa portrete të saj në rrjetet sociale, ku shfaqet pa grim, duke lënë të gjithë të mahnitur me dukjen e saj natyrale. Në këto imazhe, ylli 36-vjeçar promovoi një produkt të ri nga linja e saj për kujdesin e lëkurës, Fenty Skin.
Rihanna tregoi lëkurën e saj të pastër dhe të shndritshme, duke i inkurajuar fansat që të përdorin krem kundër diellit, një mesazh të cilin e përçoi përmes përshkrimit të fotografive. Me këtë paraqitje, ajo jo vetëm që promovoi markën e saj, por gjithashtu përcolli një mesazh të rëndësishëm për kujdesin e lëkurës.