Rihanna ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas duke ndarë për herë të parë foto të rralla të dy djemve të saj menjëherë pas lindjes.
Këngëtarja ikonike publikoi në Instagram dy imazhe të saj në spital, duke mbajtur në krahë RZA (2 vjeç) dhe Riot Rose (1 vjeç), të cilët i ka me partnerin e saj, reperin A$AP Rocky. Këto foto intime janë një moment i veçantë për fansat, pasi Rihanna rrallë ndan imazhe nga jeta e saj familjare.