Richard Gere dhe Diana Silvers do të luajnë rolet kryesore në filmin e ri romantik “Asymmetry”, i bazuar në romanin e vlerësuar me të njëjtin emër të autores Lisa Halliday. Së fundmi janë publikuar edhe pamjet e para nga xhirimet në New York.
Në film, Gere interpreton Ezrën, një shkrimtar të famshëm 70-vjeçar, ndërsa Diana Silvers luan Alice, një asistente 28-vjeçare në një shtëpi botuese. Një takim i rastësishëm në parkun qendror të New Yorkut i bashkon, duke nisur një histori dashurie që ndryshon jetën e të dyve.
“Asymmetry” drejtohet nga regjisori fitues i Oscarit, Edward Zwick, i cili ka shkruar skenarin së bashku me Lisa Halliday dhe Marshall Herskovitz. Vetë Halliday është shprehur e lumtur që romani i saj po sjelljet në ekranin e madh, ndërsa Zwick e ka cilësuar historinë si një rrëfim që sfidon paragjykimet mbi dashurinë, pushtetin dhe diferencën në moshë.
Xhirimet kanë nisur këtë muaj në New York, ndërsa data e premierës së filmit ende nuk është bërë publike.


