Rezarta Shkurta ka qenë gjithmonë një figurë e dashur për publikun shqiptar, me zërin e saj të veçantë dhe prezencën karizmatike në skenë. Edhe pse ka kohë që i ka munguar skenës muzikore, ajo mbetet një emër i shumëpërfolur në media dhe rrjete sociale.
Për vite me radhë, Rezarta i është përkushtuar një biznesi të saj personal, duke e lënë më anash karrierën muzikore. Megjithatë, përmes postimeve të saj të shumta dhe aktive në rrjetet sociale, ajo vazhdon të mbajë lidhjen me fansat e saj besnikë, duke ndarë momente të ndryshme nga jeta e saj personale dhe profesionale.
Së fundmi ajo ka publikuar një postim në InstaStory, ku tregon se ka bërë një ndryshim te vetja. Ajo tregon se ka humbur plot 8 kilogramë, por që i duhet të punojë edhe më shumë.
