Offset është hospitalizuar pasi u plagos me armë zjarri mbrëmjen e së hënës pranë një kazinoje në Florida, por sipas përfaqësuesit të tij, ai ndodhet në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetën. Incidenti ndodhi në parkingun e kazinosë Seminole Hard Rock në Hollywood, Florida, pas një përleshjeje, ndërsa policia konfirmoi se situata është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për publikun.
Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Kiari Kendrell Cephus, njihet si ish anëtar i grupit Migos dhe ish-bashkëshort i Cardi B, me të cilën ka tre fëmijë. Një person është arrestuar për prishje të rendit publik, ndërsa hetimet vazhdojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë. Ndërkohë, janë mohuar zyrtarisht zërat që lidhin reperin Lil Tjay me incidentin.


