Reperi i njohur austriak, Raf Camora, ka bërë një hap të rëndësishëm në jetën e tij private duke i propozuar për martesë partneres së tij me origjinë shqiptare, Nadine Krena. Lajmi është bërë publik nga vetë ai përmes një postimi në Instagram.
Në fotot e publikuara, Camora shihet i gjunjëzuar para së dashurës së tij, në një atmosferë tepër romantike, të zbukuruar me lule të bardha dhe me një avion në sfond, duke krijuar një moment që të kujton një film dashurie. Çdo detaj i mbrëmjes ishte menduar me kujdes, nga dekorimi elegant e deri te momenti i propozimit, që reflektonte dashurinë dhe përkushtimin e tij.
Marrëdhënia mes Raf Camorës dhe Nadine Krenës është mbajtur për një kohë të gjatë larg vëmendjes së mediave. Vetëm gjatë verës së kaluar u bë e ditur se ata ishin në një lidhje, por çifti ka zgjedhur të ruajë privatësinë, duke ndarë shumë pak nga jeta e tyre personale.


