Hekuri është një mineral jetësor për funksionimin optimal të trupit. Ai luan një rol kyç në forcimin e imunitetit dhe prodhimin e energjisë. Hekurin e gjejmë si përbërës thelbësor të hemoglobinës – proteinës që transporton oksigjenin nëpër trup. Mungesa e këtij minerali mund të shkaktojë dobësi, lodhje dhe rënie të imunitetit.
Hekuri ndahet në dy lloje: heme dhe jo-heme.
Hekuri heme gjendet kryesisht në produktet shtazore, si mishi i kuq, peshku dhe shpendët, dhe trupi e përthith më lehtë.
Hekuri jo-heme gjendet te burimet bimore dhe ka një shkallë më të ulët përthithjeje. Megjithatë, mund ta përmirësoni përthithjen duke e kombinuar me ushqime të pasura me vitaminë C, si agrumet, speci dhe domatja.
Përfshirja e ushqimeve të pasura me hekur në dietën tuaj ndihmon në parandalimin e mungesës së këtij minerali.
Burime bimore të pasura me hekur: Spinaqi, kajsitë e thata, panxhari, rrush i thatë, luleshtrydhet etj.
Për të rritur përthithjen e hekurit, ndiqni këto këshilla:
Konsumoni ushqime të pasura me vitaminë C së bashku me burimet bimore të hekurit.
Përdorni enë gatimi prej gize, pasi këto enë lëshojnë sasi të vogla hekuri në ushqim.
Shmangni konsumimin e çajit ose kafesë gjatë vakteve, pasi reduktojnë përthithjen e hekurit.
Duke zgjedhur një dietë të pasur me hekur dhe duke ndjekur këshillat e duhura, mund të mbani në nivele optimale këtë mineral jetësor për shëndetin e përgjithshëm.