Qoftë për shkak të lodhjes apo e keni shprehur, ndodh që të flini me dritën ndezur.
Mund të zgjoheni më vonë dhe ta fikni ose thjesht të vazhdoni të flini, por gjithsesi duhet ta shmangni dritën gjatë gjumit.
Sipas psikologes Shelby Harris, rekomandohet të flini në një dhomë të errët, sepse është një opsion më i mirë për shëndetin dhe gjumin.
Ajo thekson se ekspozimi ndaj dritës, veçanërisht gjatë natës, mund të prishë ciklin tuaj të gjumit.