Astronautët kinezë, Cai Ksuzhe dhe Song Lingdong, kanë vendosur rekord botëror duke qëndruar 9 orë jashtë stacionit hapësinor Tiangong. Rekordi i mëparshëm prej 8 orë e 56 minuta mbahej nga astronautët amerikanë James Voss dhe Susan Helms në vitin 2001.
Gjatë kësaj misioni, astronautët vendosën mburoja mbrojtëse për të mbrojtur stacionin nga mbetjet hapësinore dhe inspektuan instrumente të ndryshme.
Ky sukses u arrit falë një dizajni të ri të kostumeve hapësinore, që mundësoi qëndrime më të gjata në hapësirë.
Stacioni hapësinor Tiangong, i përbërë nga një modul qendror dhe dy laboratorë, aktualisht strehon tre astronautë në një mision 6-mujor.
Ky rekord përfaqëson një hap të rëndësishëm për programin hapësinor kinez, i cili synon lidership në eksplorimin e hapësirës, pas misioneve të suksesshme në Hënë dhe Mars.