Këngëtari i njohur shqiptar, Redon Berani, ka publikuar të dielën, këngën e tij më të re, të titulluar “Gocë nga Tirana”. Ky projekt është një version i rikthyer i këngës që u interpretua nga Ermal Fejzullahu vitet e shkuara.
Teksti i këngës është shkruar nga vetë Redoni, me beat nga Robert Berani dhe producim nga Berani Music. Videoklipi i këngës u realizua në Tiranë.
Përveç muzikës, Redoni ka tërhequr vëmendjen kohët e fundit me paraqitjen e tij në edicionin e katërt të Big Brother VIP, ku hyri së bashku me nënën e tij, Gilin, si një banorë i vetëm, por qëndruan vetëm një javë në garë.