Ka diçka shumë të veçantë në aromën e pites me mish që piqet në furrë. Është aroma e shtëpisë, e drekës së së dielës dhe e tryezës ku mblidhet familja. Me një recetë të mirë dhe masa të sakta, kjo pite mund të përgatitet lehtësisht edhe nga fillestarët.
Kjo version është i thjeshtë, i provuar dhe jep një rezultat perfekt, kore krokante dhe mbushje të shijshme e të lëngshme.
Grini imët qepën. Në një tigan nxehni 50 ml vaj dhe skuqni qepën derisa të bëhet transparente.
Shtoni mishin e grirë dhe skuqeni rreth 10 minuta duke e përzier vazhdimisht, derisa të ndryshojë ngjyrë dhe të avullojë lëngu.
Pastaj shtoni kripën, piperin dhe specin e kuq, si dhe 50 ml ujë. Lëreni të ziejë edhe disa minuta dhe më pas largojeni nga zjarri që mbushja të ftohet pak.
Ndërkohë ngrohni furrën në 200°C.
Lyeni tepsinë me pak vaj. Vendosni dy petë, spërkatini me vaj dhe shtoni edhe një petë tjetër. Sipër shpërndani një pjesë të mbushjes me mish.
Vazhdoni të njëjtin proces derisa të përfundojnë përbërësit, duke e mbyllur piten me dy petë sipër. Petën e fundit lyeni me vaj.
Para pjekjes, prisni piten në katrorë ose trekëndësha dhe hidhni sipër 200 ml ujë mineral, që të mbetet e butë dhe e lëngshme.
Piqeni në furrë për 30–35 minuta në 200°C, derisa të marrë një ngjyrë të artë.
Pasi ta nxirrni nga furra, mbulojeni me një pecetë kuzhine dhe lëreni të pushojë 10–15 minuta.
Ju bëftë mirë!


