Nëse kërkoni një ëmbëlsirë të thjeshtë, të freskët dhe plot aromë, këto mafina me limon dhe kokos janë zgjedhja ideale. Kombinimi i shijes së limonit me kokos i bën ato të lehta dhe shumë të shijshme perfekte për mëngjes, kafe pasdite ose një ëmbëlsirë të shpejtë për mysafirët.
Ngrohni furrën në 180°C. Lyejeni kallëpin për mafina me pak vaj dhe spërkateni me miell, ose përdorni kupa silikoni ose letre për mafina.
Fillimisht përzieni lëvoren e limonit me sheqerin, duke e fërkuar lehtë me gishta që aroma të lirohet. Pastaj shtoni vezët dhe përbërësit e lëngshëm: lëngun e limonit, vajin, qumështin dhe kosin.
Në këtë përzierje shtoni gradualisht përbërësit e thatë: miellin, miellin e kokosit, kripën, pluhurin për pjekje dhe sodën e bukës. Përziejini butë derisa të bashkohen, por mos e përzieni shumë brumin.
Shpërndajeni përzierjen në kallëpet për mafina dhe sipër secilës mund të shtoni pak kokos të grirë për dekorim (opsionale).
Nga kjo masë mund të përfitoni rreth 18 mafina.
Piqini në furrë të nxehur më parë për rreth 25 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë.
Pasi të jenë pjekur, nxirrini nga furra dhe lërini të ftohen të paktën 15 minuta para se t’i shërbeni.
Këto mafina janë më të shijshme kur shërbehen me një filxhan çaj ose kafe, ndërsa aroma e limonit i bën veçanërisht freskuese.
Ju bëftë mirë!


