Pija me panxhar dhe banane është një pije e shkëlqyer dimërore, plot vitamina dhe minerale. Me përmbajtje të lartë të kalciumit, fibrave, manganit, magnezit, kaliumit, riboflavinës, vitaminës C dhe vitaminës E, kjo pije është ideale për një mëngjes të shpejtë, sidomos pas festave.
Ngjyra e ndezur rozë e kësaj pije vjen nga panxhari, i cili është i pasur me kalium, kalcium, magnez, mangan dhe hekur. Gjithashtu përmban vitamina të grupit B, ku spikat riboflavina dhe vitamina C, duke e bërë këtë pije perfekte për muajt e ftohtë të dimrit dhe për rritjen e energjisë në mëngjes.
Kalciumi është një mineral që rregullon ekuilibrin acid-bazë në të gjitha lëngjet trupore, ndërsa magnezi dhe hekuri ndihmojnë në uljen e lodhjes dhe rraskapitjes. Mangani, gjithashtu një mineral, lehtëson metabolizmin e proteinave dhe karbohidrateve dhe aktivizon enzimat përgjegjëse për përdorimin e lëndëve ushqyese thelbësore, si vitaminat B, të cilat janë të domosdoshme për sistemin imunitar dhe nervor.
Vitamina C ndihmon funksionimin e sistemit imunitar dhe shëndetin e lëkurës, duke qenë gjithashtu një antioksidant i fuqishëm. Kaliumi ndihmon në komunikimin e muskujve dhe nervave, lëvizjen e lëndëve ushqyese në qeliza dhe ruajtjen e nivelit të natriumit në trup.
Recetë me panxhar dhe banane
Përbërësit:
· 1 panxhar i vogël i pjekur
· 1/2 banane e ngrirë
· 1 filxhan qumësht sipas dëshirës
· Një majë luge kripë
· Ëmbëltues sipas dëshirës (si hurma, stevia ose shurup panje)
· 1 lugë gjelle pluhur kakaoje, sipas dëshirës
Përgatitja: Të gjithë përbërësit vendosini në blender dhe përziejini derisa të merrni një masë të njëtrajtshme. Hidheni në një gotë të lartë dhe shijojeni.
Ju bëftë mirë!