Më 30 shtator, në Londër do të nisë punën “The Jeremy Koller Center for Animal Sentience” , pranë London School of Economics. Ky është institucioni i parë që do të studiojë në mënyrë shkencore vetëdijen e kafshëve – nga kafshët shtëpiake deri te insektet dhe kafshët detare – duke përfshirë fusha si neuroshkenca, etika, inteligjenca artificiale dhe ligji.
Një nga synimet kryesore është të kuptohet si mund të ndihmojë inteligjenca artificiale në “komunikimin” me kafshët pa rrezikuar mirëqenien e tyre. Qendra do të punojë edhe për krijimin e udhëzimeve etike globale, si në përdorimin e AI me kafshët, ashtu edhe në fusha si bujqësia dhe teknologjitë autonome, ku çështjet e etikës janë ende të paprekura.