BYD, prodhuesi i madh kinez i automjeteve elektrike, ka hedhur poshtë thashethemet se është duke punuar ose do të lançojë një makinë fluturuese.
Raportime të shumta në mediat online dhe në video në rrjetet sociale pretenduan se nënmarka luksoze e BYD-it, e quajtur Yangwang, po zhvillon një “automobil fluturues” me emrin Ufly, i cili madje thuhej se kishte kryer fluturime provë midis Zhuha-it dhe Shenzhen-it dhe kishte marrë certifikime për fluturim.

