Një moment i pazakontë mes Melania dhe Donald Trump gjatë inaugurimit presidencial ka ngjallur shumë diskutime në rrjetet sociale. Arsyeja kryesore për këtë ” Puthja në ajër” – siç e quajnë mediat ndërkombëtare.
Pikërisht kapelja voluminoze bëri që çifti Trump të ndante një ” Puthje ajrore”, përpara se ish-presidenti të ulej pranë zv. presidentit J.D. Vance. Në disa fotografi, duket qartë se kapelja e Melanias i bllokoi fytyrën, duke e bërë të pamundur që ata të shkëmbenin një puthje të zakonshme.
Pas ceremonisë, Melania u ul pranë djalit të saj, Barron Trump, i cili ishte i pranishëm bashkë me pjesën tjetër të familjes, përfshirë Donald Jr., Eric, Ivanka dhe Tiffany Trump.
Kapelja që u kthye në qendër të vëmendjes
Edhe pse ish zonjat e SHBA-së kanë mbajtur shpesh kapela në inaugurime – siç kanë bërë Mamie Eisenhower, Nancy Reagan dhe Jacqueline Kennedy – ato zakonisht kanë zgjedhur modele më të vogla, të dizajnuara posaçërisht për të mos mbuluar fytyrën.
Në kontrast, kapelja e Melanias kishte një strehë aq të gjerë sa i errësonte sytë, duke i dhënë një pamje misterioze dhe të distancuar. Së bashku me pallton e saj të mbyllur fort dhe bluzën me jakë të lartë, ajo përcolli një imazh të ftohtë dhe të paarritshëm, një qasje e pazakontë për një ceremoni inaugurimi, kur familja e presidentit tradicionalisht shfaqet si “fytyra e re e kombit”.
Megjithatë, kjo përputhej me profilin e rezervuar që Melania ka ruajtur që nga hyrja e Donald Trump në politikë. Fakti që nuk hoqi kapelen dhe pallton as brenda Kapitolit, madje as gjatë betimit të bashkëshortit të saj, vetëm sa e përforcoi këtë imazh të saj të qëllimshëm dhe të menduar.