Facebook X (Twitter) Instagram
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LISTEN LIVE
    • Ballina
    • Muzike
    • Showbiz
    • Teknologji
    • Shëndeti
    • Video
    • Impressum
    • Kontakti
    LISTEN LIVE
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Publikohet traileri i ri i “Euphoria”, çka do të ndodh në serialin hit

    Publikohet traileri i ri i “Euphoria”, çka do të ndodh në serialin hit

    Showbiz January 15, 2026Updated:January 15, 20262 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Traileri i shumëpritur i sezonit të tretë të serialit hit “Euphoria” u publikua ditën e djeshme, duke ndezur menjëherë rrjetet sociale dhe fansat në mbarë botën. HBO konfirmon se sezoni i ri do të ketë premierën më 12 prill në HBO dhe HBO Max, duke shënuar rikthimin e një prej dramave më të diskutuara të dekadës.

    Në sezonin e tretë rikthehen emrat kryesorë të kastit: Zendaya, Sydney Sweeney, Hunter Schafer, Jacob Elordi, Eric Dane, Alexa Demie, Maude Apatow, Martha Kelly, Chloe Cherry, Colman Domingo dhe Dominic Fike. Ndërkohë, disa personazhe të njohur mungojnë këtë herë, përfshirë Barbie Ferreira, Storm Reid, Javon Wanna Walton dhe Austin Abrams. Sezoni shënon gjithashtu mungesën e dhimbshme të Angus Cloud, i cili ndërroi jetë në korrik 2023 në moshën 25-vjeçare, pas një performance të paharrueshme si Fez.

    Ngjarjet e reja zhvillohen pesë vjet pas finales së sezonit të dytë. Cassie dhe Nate janë të martuar dhe jetojnë një jetë të qetë në periferi, ndërsa Rue ndodhet në Meksikë, duke u përballur me pasojat e së kaluarës dhe një borxh të rrezikshëm ndaj Laurie. Jules ndjek shkollën e artit, ndërsa Maddy nis një kapitull të ri duke punuar në një agjenci talentesh në Hollywood.

    Sezoni i tretë sjell edhe një listë mbresëlënëse emrash të rinj, përfshirë Sharon Stone, Rosalia, Trisha Paytas, Natasha Lyonne dhe shumë të tjerë, duke premtuar surpriza, drama intensive dhe një “Euphoria” më të errët se kurrë më parë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Erzana

    Add A Comment

    Comments are closed.

    Demo
    Top Posts

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023
    Stay In Touch
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Most Popular

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024453 Views

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024434 Views

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023341 Views
    Our Picks

    Rrepa – perime e thjeshtë që forcon dhe pastron trupin

    January 31, 2026

    Blue Origin pezullon turizmin hapësinor për dy vjet

    January 31, 2026

    Mjeti i ri i Google shkakton panik në industrinë e lojërave…

    January 31, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Ballina
    • Marketing
    • Kontakti
    © 2000 - 2026 Radio VALA RINORE 94.7 FM | Address: Bregu i Diellit, str. Eqrem Çabej B-2/13, 10000 Prishtinë, Republic of Kosovo | Office +383 38 240 888 | valarinore@yahoo.com
    Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Nuk lejohet shfrytëzimi i asnjë materiali pa autorizim paraprak.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Go to mobile version