Dy nga emrat më të njohur të muzikës, Rita Ora dhe Yll Limani, kanë konfirmuar se po vijnë me një duet që pritet të jetë një ndër bashkëpunimet më të komentuar të vitit.
Pas thashethemeve të shumta që qarkulluan në rrjetet sociale, tashmë është vetë Ylli ai që ka ndarë me ndjekësit një pjesë të shkurtër të këngës së re përmes një videoje në TikTok.
Fragmenti ka ngjallur menjëherë reagime të shumta dhe entuziazëm te fansat e të dy artistëve.

