Humbja e gjatësisë me kalimin e viteve është e pashmangshme, por një stil jetese i shëndetshëm mund ta ngadalësojë këtë proces.
“Me kalimin e moshës, ne bëhemi më të shkurtër,” shpjegon profesori i anatomisë Adam Taylor. Pas moshës 40 vjeç, njerëzit humbasin mesatarisht rreth 1 cm për çdo dekadë.
Kjo lidhet me qëndrimin e përkulur, humbjen e ujit në disqet ndërvertebrore dhe uljen e masës kockore e muskulore. Madje, gjatësia ndryshon edhe brenda ditës: në mbrëmje jemi pak më të shkurtër se në mëngjes për shkak të gravitetit.
- Burrat: humbasin rreth 0.08–0.1% të gjatësisë në vit
- Gratë: humbasin rreth 0.12–0.14% në vit
Këshillë: Ushtrimet e rregullta, forcimi i muskujve dhe qëndrimi korrekt ndihmojnë në ruajtjen e gjatësisë dhe shëndetit të shtyllës kurrizore.


