Rikthimi i Serena Williams në tenis pas gati katër vitesh larg fushave ka rikthyer në vëmendje një pyetje që lind shpesh në sport: pse kampionët vendosin të dalin nga pensionimi?
Sipas ekspertëve të sportit, arsyeja kryesore nuk janë paratë apo fama, por dashuria për garën dhe mungesa e emocionit që sjell konkurrimi në nivelin më të lartë. Siç u shpreh gazetari sportiv Matthew Futterman, rikthimet e tilla janë “2% ego dhe 98% mungesë e sportit”.
44-vjeçarja, e cila ka fituar 23 tituj Grand Slam, ka pranuar një ftesë speciale (wild card) për të garuar në Wimbledon 2026. Edhe pse pas largimit nga tenisi është përkushtuar biznesit dhe familjes, ajo ka pranuar se asgjë nuk e zëvendëson ndjesinë e të qenit në fushë.
Williams ishte larguar nga tenisi në vitin 2022 për t’iu përkushtuar familjes. Tani ajo thotë se një nga motivet më të mëdha të rikthimit është dëshira që vajzat e saj ta shohin duke luajtur.
Psikologët sportivë theksojnë se për atletët elitarë pensionimi shpesh shoqërohet me humbjen e identitetit dhe rutinës që i ka shoqëruar gjatë gjithë jetës, ndaj rikthimi është më shumë një rikthim te pasioni sesa një përpjekje për të provuar diçka të re.


