Ngjyra blu nuk zgjidhet rastësisht – aviokompanitë e përdorin sepse ndikon drejtpërdrejt te mënyra si udhëtarët ndihen gjatë fluturimit. Studimet, përfshirë ato nga prodhuesi Boeing, tregojnë se e kaltra ka efekt qetësues, ul ankthin dhe krijon ndjesi stabiliteti. Kjo është shumë e rëndësishme në një mjedis ku njerëzit shpesh ndihen të stresuar ose të pasigurt. Për më tepër, bluja perceptohet si ngjyrë e besueshme dhe profesionale, duke krijuar atmosferë sigurie dhe kontrolli në kabinë.
Aviokompanitë, e përdorin blu-në edhe për arsye praktike dhe identitare. Ata theksojnë se ngjyra zgjeron vizualisht hapësirën dhe rikujton qiellin e hapur, fluturimin dhe udhëtimet e gjata. Për më tepër, është një ngjyrë që nuk lodh sytë, gjë e rëndësishme në fluturime shumëorëshe, ku ngjyrat e forta ose shumë të ngrohta mund të shkaktojnë parehati. Në fund, bluja kombinon estetikën, komoditetin dhe psikologjinë, duke e bërë atë zgjedhjen perfekte për ambiente ajrore.


