Shumë njerëz i kthejnë gotat përmbys pas larjes për t’i tharë më shpejt ose për të shmangur pluhurin, por ekspertët paralajmërojnë se kjo është një praktikë e gabuar. Vendosja përmbys dëmton buzën e gotës – pjesa më e brishtë – e cila mban peshën e të gjithë gotës dhe me kalimin e kohës mund të çahet ose të thyhet.
Përveç dëmtimit, ky pozicion mban lagështinë brenda, duke krijuar kushte për myk, aroma të pakëndshme dhe transferim papastërtish në pjesën ku pihet. Specialistët këshillojnë që gotat të ruhen gjithmonë drejt, ndërsa për mbrojtje nga pluhuri mund të përdoren dollapë të mbyllur ose kapakë mbrojtës.