Këtë korrik dhe gusht, Toka po rrotullohet aq shpejt sa dita do të shkurtohet me rreth 1.5 milisekonda – një fenomen i rrallë dhe i pashpjeguar plotësisht. Shkencëtarët mendojnë se ndikimi i orbitës së Hënës, pozicioni i saj i pjerrët ndaj Tokës dhe efektet gravitacionale mund të jenë arsyeja kryesore, pasi të gjitha faktorët e tjerë natyrorë si tërmetet apo ndryshimet klimatike zakonisht e ngadalësojnë rrotullimin.
Megjithëse humbja e disa milisekondave nuk ndikon në jetën tonë të përditshme, për sistemet globale të kohës, satelitët dhe GPS-in është një ndryshim i rëndësishëm. Megjithatë, sipas shkencëtarëve, kjo është pjesë e ciklit natyror shumëvjeçar të Tokës dhe nuk ka arsye për shqetësim.


