Kafeja është pjesë e rutinës për shumë prej nesh, por ajo ka disa efekte jo aq të këndshme për gojën:
Njollosja e dhëmbëve
Pigmentet e kafes lidhen me smaltin e dhëmbëve dhe me kalimin e kohës i bëjnë ato të duken më të verdha.
Thatësia e gojës
Kafeja mund të ulë prodhimin e pështymës, duke krijuar ndjesinë e gojës së thatë, një ambient ideal për bakteret.
Rritja e rrezikut për karies
Nëse e pini me sheqer ose me shije të ëmbla, kafeja bëhet “aleate” e baktereve që dëmtojnë dhëmbët.
Era e keqe e gojës
Thatësia dhe bakteret e shumta pas konsumit të kafes mund të shkaktojnë erë të pakëndshme.
Çfarë mund të bëni?
- Pijeni kafen pa sheqer
- Shpëlajeni gojën me ujë pas konsumit
- Kujdesuni për larjen e rregullt të dhëmbëve