Macet shpesh i lëpijnë njerëzit dhe kjo sjellje mund të duket si një shenjë e qartë dashurie, por shkencëtarët thonë se nuk është aq e thjeshtë. Edhe pse nuk ka një shpjegim të vetëm, ekspertët besojnë se kjo lidhet me disa arsye kryesore. Njëra prej tyre është besimi, macet mund t’ju lëpijnë sepse nuk ju shohin si kërcënim dhe ju konsiderojnë pjesë të “rrethit të tyre”. Kjo sjellje vjen që nga fëmijëria, kur nënat i pastrojnë këlyshët dhe forcojnë lidhjen me ta.
Një arsye tjetër është kureshtja për aromën tuaj. Lëkura jonë mund të ketë kripë, ushqim ose aroma të ndryshme që macet i gjejnë interesante dhe i eksplorojnë përmes lëpirjes. Sipas ekspertëve, macet gjithashtu mund të përpiqen t’ju “shënojnë” si pjesë të territorit të tyre, duke lënë aromën e vet. Pra, edhe pse mund të duket si dashuri, në shumë raste është thjesht instinkt, zakon apo mënyra e tyre për të kuptuar dhe kontrolluar ambientin përreth.


