Sipas farmacistes Jamie Martinez, shumë suplemente ushqimore janë të padobishme, madje edhe të rrezikshme nëse përdoren pa kontroll mjekësor. Ajo veçon kalciumin dhe multivitaminat si suplementet më të diskutueshme.
Kalciumi, ndonëse promovohet për forcimin e kockave, nuk ka prova që suplementet e tij përmirësojnë këtë funksion. Përkundrazi, mund të shkaktojë depozitime në enët e gjakut dhe gurë në veshka. Martinez rekomandon marrjen e kalciumit përmes ushqimeve natyrale si tofu, portokalli, qiqrat dhe perimet me gjethe jeshile.
Sa i përket multivitaminave, studimet tregojnë se ato kanë pak ose aspak efekt te shumica e njerëzve, përveç rasteve të veçanta si të moshuarit ose ata me probleme të absorbimit. Në vend të tyre, këshillohet një dietë e larmishme ose suplemente të përzgjedhura sipas nevojave individuale.