Procesi i shërimit të Kate Middleton pritet të zgjasë më shumë se ç’ishte parashikuar, kështu që ajo do të qëndrojë larg detyrave publike deri në fund të vitit. Një burim pranë familjes mbretërore zbuloi se princesha mund të mos kthehet fare në rolet e mëparshme.
Ndërkohë, Princi William raportoi se shëndeti i Kate-s është përmirësuar gjatë një vizite në “St. Mary’s Community Hospital”. Kate ka kaluar kohë kualitative me familjen e saj, duke u përqendruar te jetesa private dhe rritja e fëmijëve. Pallati i Buckinghamit konfirmoi se disa ngjarje mbretërore janë anuluar për të mos tërhequr vëmendjen nga çështje të tjera të rëndësishme.