Kevin Costner ka treguar një bisedë të pazakontë që pati me Princin William. Sipas aktorit, gjatë një takimi privat në Angli, William i tha se nëna e tij, Princesha Diana, e pëlqente shumë Costnerin.
Por lidhja e tyre mund të kishte shkuar edhe në ekranin e madh. Costner kishte zhvilluar bisedime sekrete me Dianën për një vazhdim të filmit të famshëm “The Bodyguard”, ku ajo do të luante përkrah tij një anëtare të familjes mbretërore të përndjekur nga paparacët. Sipas Costnerit, Diana ishte e interesuar për projektin dhe madje e kishte pyetur nëse skenari do të përmbante edhe një skenë puthjeje.
Skenari përfundoi, por filmi nuk u realizua kurrë. Costner ka thënë se mori versionin përfundimtar të tij vetëm një ditë para vdekjes së Dianës në gusht 1997 dhe, pas tragjedisë, hoqi dorë nga projekti.


