Familja e Princit William ka publikuar një fotografi të ngrohtë familjare me rastin e 44-vjetorit të trashëgimtarit të fronit britanik dhe Ditës së Babait. Në imazh, Princi i Uellsit pozon me vajzën e tij 11-vjeçare, Princeshën Charlotte, në kopshtin e Pallatit Kensington pas paradës tradicionale ushtarake “Trooping the Colour”.
“Sot festojmë babanë më të mirë në botë. Të duam shumë”, thuhet në urimin e nënshkruar nga Princesha Kate dhe tre fëmijët e çiftit mbretëror. Ndërkohë, urime publike kanë ardhur edhe nga Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla, të cilët kanë ndarë një fotografi të veçantë të Williamit nga një aktivitet i vitit të kaluar.
William marks 44th birthday as royals celebrate Father's Day https://t.co/OdPZOQbQo3
— BBC News (UK) (@BBCNews) June 21, 2026


