Princi Harry pritet të rikthehet javën e ardhshme në Mbretërinë e Bashkuar për nisjen e një procesi gjyqësor kundër Associated Newspapers, botuesit të “Daily Mail” dhe mediave të tjera, të cilin ai e ka paditur për publikimin e letrave private dhe materiale të dyshuara shpifëse. Vizita vjen në një kohë kur marrëdhëniet e tij me familjen mbretërore mbeten të tensionuara dhe sipas mediave britanike, Harry dhe vëllai i tij William nuk kanë kontaktuar prej më shumë se tre vitesh.
Ndërkohë, në ditën e dytë të gjyqit, Princi William dhe Princesha Kate do të jenë qindra kilometra larg Londrës, në një vizitë zyrtare njëditore në Skoci. Çifti mbretëror do të marrë pjesë në takime me ekipet olimpike të karlingut dhe do të vizitojë një studio të endjes artizanale dhe një organizatë bamirësie në Stirling, duke shmangur kështu çdo mundësi për t’u takuar me Harry-n gjatë qëndrimit të tij në vend.


