Princi Harry sot feston ditëlindjen e tij të 40-të dhe familja mbretërore e uroi atë në rrjetet sociale.
Harry po feston ditëlindjen me gruan e tij Meghan dhe fëmijët, e më pas do të takohet me miqtë e ngushtë.
Harry është i ndarë nga vëllai i tij Princi i Uellsit dhe ka një marrëdhënie të tensionuar me të atin, mbretin Çarls.
Ai tha se të jesh baba i ka dhënë atij një “perspektivë të re për jetën” dhe se është një nga gëzimet më të mëdha të jetës.