Princesha e Uellsit, Kate Middleton, ka ndarë sot një lajm të rëndësishëm, duke bërë të ditur se ka përfunduar trajtimin e saj me kimioterapi dhe mezi pret të rikthehet në angazhimet publike. Në muajin mars, Kate tronditi publikun kur njoftoi se do t’i nënshtrohej kimioterapisë parandaluese, pasi u diagnostikua me kancer.
Lajmi shkaktoi shqetësim të madh dhe solidaritet të thellë nga njerëz anë e mbanë botës.