Ndërsa shpikjet dhe teoritë e konspiracionit për gjendjen shëndetësore të Kate Middleton vazhdojnë të përhapen, Princesha e Uellsit ka bërë daljen e saj të parë publike që nga operacioni.
Kate nuk është parë për dy muaj. Spekulimet dhe teoritë janë rritur lidhur me gjendjen aktuale të Princeshës së Uellsit, ndërsa Pallati Kensington ka nxjerrë një deklaratë të shpejtë për të rënë dakord dhe rikonfirmuar se Kate Middleton është në gjendje të mirë dhe procesi i shërimin vazhdon.
