Princesha Iman e Jordanisë dhe bashkëshorti i saj, Jameel Thermiotis, kanë mirëpritur dy vajza binjake. Lajmi u bë publik më 14 gusht nga Oborri Mbretëror Hashemit, ndërsa çifti kishte arritur ta mbante të fshehtë faktin se po priste binjakë deri në lindjen e tyre.
Iman, vajza 29-vjeçare e Mbretit Abdullah II dhe Mbretëreshës Rania, është e martuar me Thermiotis që nga marsi i vitit 2023. Ata janë gjithashtu prindër të vajzës Amina, e lindur në shkurt 2025.
Mbretëresha Rania kishte njoftuar shtatzëninë e vajzës së saj në korrik, por në atë kohë nuk ishte bërë e ditur se familja po priste dy foshnja. Me ardhjen e binjakeve, familja mbretërore jordaneze është zgjeruar edhe me dy mbesa të reja.


