Me rastin e ditëlindjes së 43-të të bashkëshortes së tij, Princ William e vlerësoi Kate Middleton për forcën dhe qëndrueshmërinë e treguar gjatë një viti të vështirë, të shënuar nga beteja kundër kancerit. Ai e përshkroi atë si “gruaja dhe nëna e mrekullueshme”.
Kate, princesha e Uellsit, pritet ta festojë ditëlindjen në qetësi në shtëpinë e saj në Windsor, ndërsa mesazhet e urimit u publikuan në profilet zyrtare të familjes mbretërore, të shoqëruara me fotografi dhe urime të ngrohta.