Princ Harry dhe Meghan Markle janë rikthyer në Britaninë e Madhe së bashku me fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet, gjashtë vjet pasi u larguan për të nisur një jetë të re në Kaliforni. Familja mbërriti të mërkurën me një fluturim privat dhe u ul në Birmingham.
Sipas raportimeve, familja pritet të vendoset në një pronë private jashtë Londrës, ndërsa Archie dhe Lilibet janë regjistruar në një shkollë britanike.
Harry dhe Meghan nuk do t’u rikthehen detyrave zyrtare mbretërore. Mbreti Charles III ishte informuar më herët për vendimin e tyre, ndërsa kthimi po shihet si një zhvillim i rëndësishëm pas viteve të marrëdhënieve të tensionuara brenda familjes mbretërore.


