Mediat spanjolle kanë tronditur opinionin duke lansuar pretendimin se Lionel Messi ka tradhtuar bashkëshorten me gazetaren Sofija Martinez, e cila ka ndjekur ngushtë Kombëtaren Argjentinase.
Zërat për një lidhje të mundshme filluan pas ceremonisë së ndarjes së Topit të Artë, vetëm disa javë më parë.
Gazetat spanjolle “Telecinco” dhe “ABC en 20 minutos” kanë bërë publik këtë lajm dhe po pretendojnë se Messi është në prag të divorcit pas 15 vjetësh martesë.
Martinez, gazetarja në fjalë, ka ndjekur Kombëtaren e Argjentinës për shumë vite, dhe në profilin e saj në Instagram, ka shumë foto të shoqëruara nga Messi dhe postime të dedikuara asaj.
Një fakt që ka tërhequr vëmendjen është se Antonela, bashkë me fëmijët, nuk u paraqitën në skenë për të festuar fitoren e Topit të Artë nga Messi.
Messi dhe gazetarja ende nuk kanë dhënë asnjë deklaratë, kështu që mbetet për t’u parë se sa e vërtetë është pretendimi i mediave spanjolle.