Një portret i rrallë i liderit indian të pavarësisë, Mahatma Gandhi, u shit në ankand në Londër për mbi 200 mijë dollarë. Piktura u realizua në vitin 1931 nga artistja britanike Clare Leighton, gjatë vizitës së Gandhit në Londër për Konferencën e Dytë të Tryezës së Rrumbullakët mbi reformat kushtetuese për Indinë.
Sipas shtëpisë së ankandit Bonhams, Leighton ishte ndër të paktët artistë që pati mundësinë të pozonte me Gandhin dhe ta skiconte disa herë. Vepra ka qenë pjesë e koleksionit privat të Leighton deri në vdekjen e saj në vitin 1989, ndërsa blerësi i tanishëm nuk është bërë i ditur.


